E moshuara “kthehet nga vdekja” pak sekonda para se familjarët t’i djegin trupin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E moshuara “kthehet nga vdekja” pak sekonda para se familjarët t’i djegin trupin

Një e moshuar u rikthye në jetë për fat vetëm pak sekonda para se familjarët e saj t’i vinin flakën trupit. Ata menduan se 76-vjeçarja kishte vdekur, pasi kishte rënë pa ndjenja në derën e spitalit.

 

E infektuar me COVID-19, të afërmit e dërguan në spital në Baramati të Indisë për mjekim. Por në spital nuk kishte një shtrat për të, për shkak të mbingarkesës prej pandemisë në Indi.

 

Advertisement

Për këtë arsye, familjarët po prisnin jashtë për një ambulancë, bashkë me të sëmurën, në momentin që kësaj të fundit i bie të fikët.

 

Ata menduan se e moshuara humbi jetën dhe përgatitën trupin e saj për ta djegur. Por Shakuntala Gaikëad u zgjua në këtë çast.

 

Advertisement

Mediat e huaja raportojnë e ajo filloi të qajë dhe u ndje në panik. Ajo u dërgua sërish në spital, por gjendja e saj shëndetësore nuk dihet.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy