Edhe Çekia izolon të pavaksinuarit/ Masa drastike në disa vende evropiane pas rritjes së infektimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe Çekia izolon të pavaksinuarit/ Masa drastike në disa vende evropiane pas rritjes së infektimeve

Pas Austrisë fqinje dhe rajonit gjerman të Bavarisë, edhe Republika Çeke ka vendosur të izolojë personat e pavaksinuar. Nga dita e hënë atyre nuk do tu njihet as testi negativ ndaj koronavirusit dhe do të kenë liri lëvizje vetëm për aktivitetet thelbësore.

 

Masat u pritën me reagime të ashpra, pasi deri më tani rreth 57 përqind e qytetarëve çekë janë plotësisht të vaksinuar.

 

Advertisement

Mijëra protestues pushtuan sheshet në Pragë duke e quajtur diskriminim vendimin e qeverisë. Ata shprehen se nuk është e drejtë që njerëzit të ndahen në këtë mënyrë dhe as të detyrohen për të marrë injeksionin anticovid.

 

Gjatë shtatë ditëve të fundit, shkalla e infeksionit në vend u rrit në 813 raste të reja për 100,000 banorë. Sakaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se Evropa është rajoni i vetëm që ka regjistruar rritje me 5% të vdekjeve nga Covid-19.

 

Advertisement

Nga dita e hënë, Austria ka izoluar rreth 2 milionë qytetarë që nuk janë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ndërsa Holanda ka vendosur izolim të pjesshëm. Edhe Sllovakia ka paralajmëruar se do të shtrëngojë masat. Si një nga vendet më të goditura të Bashkimit Evropian, Sllovakia është e fundit në listën e vaksinimit të popullsisë, në shkallën 45%.

 

Edhe në Gjermani, situata paraqitet shqetësuese. Kancelarja në largim, Angela Merkel deklaroi se vala e katërt e COVID-19 është dramatike dhe po e godet vendin me fuqi të plotë. Qeveritë federale po shqyrtojnë mundësinë e kthimit në punën në distancë, ndërsa po përforcohet fushata e imunizimit përforcues.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy