Ekspertët në Britani kërkojnë rivendosjen e masave anti-Covid: Vaksinimi i pamjaftueshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspertët në Britani kërkojnë rivendosjen e masave anti-Covid: Vaksinimi i pamjaftueshëm

Rastet e reja të të infektuarve me COVID në Britani të Madhe, ku raportohet për 40.000 të prekur po shton frikën dhe presionin në spitalet e vendit.

Duke besuar shumë tek vaksinimi, qeveria britanike është duke hezituar të rivendosë disa masa, sikundër mbajtja e detyrueshme e maskës dhe vazhdimi i punës nga shtëpia.

Gjatë të dielës vendi regjistroi një numër rekord të vaksinuarish, 325 mijë të injektuar. Por disa ekspertë shprehen se vetëm vaksinimi nuk është më i mjaftueshëm.

“Ne duhet të kemi njerëz që përdorin teste të shpejta duke shmangur kontaktin me një numër të madh njerëzish në hapësira të mbyllura. Për të ndalur këtë rritje të të infektuarve duhet të përdoren maska, të gjitha këto masa duhet të nisin tani.

Advertisement

Kështu, do t’i marrim shpejt gjërat nën kontroll që të ndalojmë një situatë të vështirë në mes të dimrit”, u shpreh profesor Adam Finn, nga Komiteti i Vaksinimi dhe Imunizimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy