Elon Musk ftoi në dyluftim Putinin, i përgjigjet lideri çeçen: Je femër, bëhu burrë, kam një ofertë për ty

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Elon Musk ftoi në dyluftim Putinin, i përgjigjet lideri çeçen: Je femër, bëhu burrë, kam një ofertë për ty

Biznesmeni miliarder amerikan, Elon Musk sfidoi presidentin rus, Vladimir Putin në një “duel” dhe tani ka një reagim nga pala “ruse”. Në këtë histori është përfshirë edhe Ramzan Kadyrov , njeriu i parë i Çeçenisë, republikës konservatore të Kaukazit të copëtuar nga dy konflikte separatiste në fund të viteve 1990. Ai doli … përpara Putinit.

Kadyrov postoi në Telegram për të paralajmëruar kreun e SpaceX, Elon Musk.

“Mos e krahasoni fuqinë tuaj me atë të Putinit . Ju jeni në dy kategori krejtësisht të ndryshme.” u shpreh ai. Komandanti çeçen tha se presidenti rus “do të godiste një kundërshtar shumë më të dobët nëse dueli do ndodhte” .

Megjithatë, ai nuk u ndal me kaq, lideri çeçen vazhdoi duke thënë se Musk-ut do t’i duhej të … frynte muskujt për t’u kthyer nga Elona në Elonin e dhunshëm që duhet të jetë për të luftuar Putinin. Më vonë ai renditi në mënyrë sarkastike akademitë e trajnimit në Republikën çeçene ku Musk mund t’i nënshtrohej stërvitjes me armë zjarri dhe trajnimeve luftarake .

Advertisement

“Ai do të kthehet nga Republika Çeçene si një person krejtësisht tjetër, Elona, domethënë Elon”, tha Kadyrov, duke i dhënë fund sulmit të tij ndaj shefit të Teslës.

Nga lufta e aligatorëve te lufta e armatosur, Kadyrov është parë shpesh duke pozuar me armë dhe uniforma ushtarake. Ky është njeriu që ka deklaruar se: “Këdo që duhej të vrisja tashmë e kam vrarë. Dhe unë do të vras deri në fund. Do të vras sa të jem gjallë… »

Kushdo që i qëndron përballë, zakonisht vritet ose zhduket. Ai sundon Çeçeninë, duke pasur në krah njësitë e famshme paraushtarake, të njohura edhe si “Kandirotsky”. Janë ata që vendosin rendin në emër të tij, duke mbrojtur regjimin e tij dhe duke mbjellë frikë e terror.

Shefi i Tesla -s u përgjigj shpejt. Musk, në një postim në Tëitter, falënderoi liderin çeçen për ofertën e tij dhe tha se një trajnim i tillë do t’i jepte atij një avantazh të madh ndaj Putinit. Ai gjithashtu tha se nëse Putini kishte frikë të luftonte, ai do të përdorte vetëm dorën e majtë.

Advertisement

Në fakt, Musk e ka ndryshuar emrin në tëitter në “Elona”, emër që ka përdorur Kadyrov për të. Ndonëse përfaqësuesit e qeverisë ruse nuk iu përgjigjën postimeve të Musk në Tëitter për një duel me presidentin rus, kreu i agjencisë ruse të hapësirës e kishte quajtur Musk “të dobët” që provokoi Putinin.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy