Elon Musk pezullon llogarinë e Kanye West në Twitter: Mbështeti Hitlerin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Elon Musk pezullon llogarinë e Kanye West në Twitter: Mbështeti Hitlerin

Elon Musk njoftoi përmes Twitter pezullimin e llogarisë së reperit Kanye Ëest “për nxitje të dhunës” .

 

Këngëtari sapo ishte kthyer në platformën sociale prej dy javësh, por në një intervistë të fundit ai kishte thene fjalë vlerësimi për Adolf Hitlerin.

 

Advertisement

Musk, i cili ka investuar publikisht në një platformë kushtuar fjalës së lirë që kur bleu Tëitter, personalisht e kishte mirëpritur kthimin e Ëest në mediat sociale. Por të enjten ai lajmëroi pezullimin e tij:

 

“Bëra më të mirën. Megjithatë, ai shkeli rregullat tona kundër nxitjes së dhunës përsëri,” shkroi Musk në një postim në Tëitter.

 

Advertisement

 

Në muajt e fundit , West kishte formuluar deklarata dhe mesazhe shumë të diskutueshme që i kishin kushtuar akuza për antisemitizëm. 

 

Pavarësisht valës së kritikave dhe pasojave të deklaratave të tilla në aktivitetet e tij sipërmarrëse, reperi nuk ka bërë asnjë hap prapa, dhe ditët e fundit ai ka publikuar postime të tjera.

Advertisement

 

Për më tepër, në një emission të fundit me Alex Jones po aq të diskutueshëm, West kishte argumentuar se nazizmi dhe Adolf Hitleri duhet të njihen gjithashtu si “kontribute pozitive”, për shembull në aspektin e zbulimeve shkencore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy