EMRAT/ Ja shqiptarët e grupit të fuqishëm të kapur në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Ja shqiptarët e grupit të fuqishëm të kapur në Itali

Autoritetet italiane në Katania kanë shpërbërë dy grupe të fuqishme kriminale të tregtimit të drogës, njëri i drejtuar nga shtetas kolumbianë dhe tjetri një bashkëpunim italo-shqiptar. Ky i fundit, sipas policisë vepronte në dy organizata.

Shqiptarët  drejtoheshin nga Indrit Karafili dhe Juljan Hoxhaj dhe ishin aktivë në importin e sasive të mëdha të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Siçilisë ndërsa italianët furnizoheshin nga kjo bandë, për të shitur drogën në Katania.

13 persona kanë rënë në pranga dhe gjenden në paraburgim, nën akuzat për trafikim dhe tregtim të lëndës narkotike ndërsa gjatë hetimit u sekuestruan 365 kilogramë drogë, marijuanë dhe kokainë.

Në operacionin e koduar ‘Cocorito’ morën pjesë më shumë se 100 efektivë të komandës provinciale të Guardia di Finanza në Catania, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shërbimit Qëndror të Hetimit të Krimit të Organizuar.

Advertisement

 

Indrit Karafili

Viktor Dalipaj

Juljan Hoxhaj

Advertisement

Petraq Troka

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy