Një i pastrehë, i dyshuar se kishte dhunuar një pronë private dhe kishte bërë thirrje raciste, dhunoi brutalisht një efektive policie.

 

Ngjarja e ndodhur në San Francisko u bë menjëherë virale, veçanërisht pas publikimit të videos të dielën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Efektivja i afrohet burrit endacak për të ndaluar dhe në fillim duket sikur ai po bashkëpunonte. Por në një moment, ai kthehet, e kap dhe e shtrin përtokë policen.

 

Endacaku refuzon ta lëshojë atë, deri në momentin që ndërhyjnë kalimtarë e policë të tjerë. Oficerja mori disa plagë të lehta dhe u kurua në spital, kurse agresori u ndalua.