Europa në hall të madh; Rusia ndalon furnizimin me gaz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Europa në hall të madh; Rusia ndalon furnizimin me gaz

Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz për Europën. Tubacioni më i madh i furnizimit të kontinentit të vjetër, “Nord Stream 1” ka pezulluar punën.

 

Kompania ka lajmëruar se për shkak të mirëmbajtjes së tubacioneve ato do  mbylleshin për 10 ditë duke filluar nga sot deri me 21 korrik, duke shtuar se për këtë masë janë lajmëruar klientët.

 

Advertisement

Por në Europë zyrtarët frikësohen se kjo masë vjen si pasojë e sanksioneve ndaj Moskës për luftën në Ukrainë dhe se ka shumë mundësi që furnizimi të ndërpritet për një kohë më të gjatë.

 

Edhe muajin e kaluar, gjigandi rus i energjisë “Gazprom” uli furnizimet me gaz për Gjermaninë në 60 për qind, çka e detyroi këtë të fundit të niste furnizimet nga Kanadaja.

 

Advertisement

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck tha se vendi duhet të përballet me

mundësinë që Rusia mund të pezullojë rrjedhat e gazit përmes “Nord Stream 1” përtej periudhës së planifikuar, duke shtuar se kjo ishte një formë e presionit politik nga Moska.

 

Gjithashtu Franca dhe vend te tjera të Bashkimit Europian kanë lajmëruar se prej qershorit nuk marrin më me gaz nga Rusia, pasi kjo e fundit ka ndërprerë furnizimin.

Advertisement

 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë pretendimet se Rusia po përdorte gazin për të ushtruar presion politik, duke thënë se mbyllja për  mirëmbajtjen e rrjetit ishte një ngjarje planifikuar më herët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy