Fajtor për 34 akuza, Donald Trump i ndalohet hyrja në rreth 40 vende

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fajtor për 34 akuza, Donald Trump i ndalohet hyrja në rreth 40 vende

Shtohet numri i shteteve që i ndalojnë ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, hyrjen në vend.

The Indipendent bën me dije se listës së vendeve që nuk lejojnë hyrjen e Trump, i janë shtuar 37 shtete të reja.
Këro 37 shtete mund ti ndalojnë hyrjen Trumpit, pasi sipas ligjeve që kanë mund të ndalojnë hyrjen e një individi mbi të cilin rëndojnë akuza, sicc është rasti i ish-presidentit Trump.

Ky zhvillim vjen pasi, Trump u shpall të enjten e kaluar fajtor për 34 akuzat që rëndonin mbi të. Vendimi u mor pas dëgjimit të 24 dëshmive për 16 ditë me radhë. Juria e përberë nga 12 anëtarë e shpalli ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë fajtor për falsifikim të dhënash për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili i pagoi aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, me qëllimin që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie intime me Trump, një dekadë më parë.

Pavarësisht se ky vendim e bën Trump presidentin e parë amerikan që dënohet për një vepër penale, kjo nuk e ndalon atë të vijoj garën për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Advertisement

Ai rrezikon maksimumi 4 vite burg ose një dënim më të lehtë me kusht dhe një gjobë, por kjo do të bëhet e ditur në datën 11 korrik.

Trump ka të drejtën e apelimit të dënimit dhe kjo çështje mund të zgjas për vite me radhë.
Gati 40 vende – duke përfshirë Kanadanë dhe Britaninë e Madhe – kanë politika strikte kur bëhet fjalë për lejimin e individëve me rekorde kriminale përtej kufijve të tyre.

Është e paqartë nëse Trump do të lejohet të vizitojë nëse fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor

Lista e plotë e vendeve që kufizojnë vizitat nga kriminel

Advertisement

1. Argjentina
2. Australia
3. Brazili
4. Kamboxhia
5. Kanadaja
6. Kili
7. Kinë
8. Kuba
9. Republika Domenikane
10. Egjipti
11. Etiopia
12. Hong Kongu
13. Indi
14. Indonezia
15. Irani
16. Irlanda
17. Izraeli
18. Japonia
19. Kenia
20. Malajzia
21. Macau
22. Meksika
23. Maroku
24. Nepali
25. Zelanda e Re
26. Peruja
27. Filipinet
28. Singapor
29. Afrika e Jugut
30. Korea e jugut
31. Tajvani
32. Tanzania
33. Tunizia
34. Turqia
35. Ukrainë
36. Emiratet e Bashkuara Arabe
37. Mbretëria e Bashkuar
/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy