Falimentimi i Silicon Valley/ Biden: Sistemi bankar është i sigurt, kështu funksionon kapitalizm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Falimentimi i Silicon Valley/ Biden: Sistemi bankar është i sigurt, kështu funksionon kapitalizm

Autoritetet amerikane kanë marrë masa urgjente për të mbështetur sistemin bankar pas falimentimit të papritur të bankave Silicon Valley dhe Signature Bank.

 

Renia e tyre solli  reagimin e menjëhershëm të administratës së Presidentit Joe Biden i cili doli këtë të hënë në një deklaratë drejtuar kombit.

 

Advertisement

Në fjalën e tij, Biden siguroi qytetarët se sistemi bankar amerikan është i sigurt .

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA

Advertisement

“Depozitat tuaja do të jenë aty kurdo që t’ju nevojiten. Qytetarët dhe bizneset e vogla në të gjithë vendin që kanë llogari depozitash në këto banka do të jenë në gjendje të paguajnë punonjësit dhe faturat e tyre.”

Më tej Presidenti Biden bëri të ditur se investitorët në këto banka  nuk do të mbrohen dhe përgjegjësit do të japin llogari.

 

JOE BIDEN

Advertisement

PRESIDENT I SHBA

“Investitorët në banka nuk do të mbrohen, ata me vetëdije morën një rrezik dhe humbën paratë e tyre. Kështu funksionon kapitalizmi. Përgjegjësit do të japin llogari, në administratën time askush nuk është mbi ligjin. Unë do t’i kërkoj Kongresit dhe rregullatorëve bankarë që të forcojnë rregullat për bankat në mënyrë që një rast i tillë të mos përsëritet”

Falimentimi i bankave të premten, shkaktoi panik dhe pasiguri në fundjavë, duke rikthyer friken per një tjeter krizë financiare në të gjithë botën pasi edhe efektet ishin të menjëhershme.

 

Advertisement

Ky është dështimi më i madh i një banke amerikane që nga viti 2008, kur Lehman Brothers falimentoi duke tronditur të gjthë ekonominë globale.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy