“Fantazmat” marshojnë në Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fantazmat” marshojnë në Gjermani

Politika e hekurt e kancelares gjermane mbi menaxhimin e pandemisë, vazhdimisht ka tërhequr reagime kritike në vend. Pas protestave masive apo marsheve të heshtura, këtë herë demonstuesit janë maskuar si fantazma. Ata kundërshtojnë zgjatjen e mëtejshme të kufizimeve si dhe mbajtjen e maskës vecanërisht në shkolla.

Edhe në Britaninë e Madhe janë shtuar kërkesat mbi heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave për nxënësit por edhe për të rriturit, në një kohë kur më shumë se 20 milionë njerëz tashmë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

Nga ana tjetër, Amnesty International vëren se më shumë se gjysma e dozave të botës janë administruar deri më tani në vetëm 10 vende të pasura, që përbëjnë më pak se 10% të popullsisë globale. Ndërsa mbi 100 vende ende nuk kanë siguruar as edhe një dozë të vetme të vaksinës kundër covid 19.

Kjo pabarazi e thelluar, sipas organizatës, ka lënë në mëshrië të fatit edhe punonjësit shëndetësorë që gjenden në frontin e parë të luftës me pandeminë. Gjatë vitit të kaluar, të paktën 17,000 prej tyre kanë humbur jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy