“Fëmijë, jeni gati të vdisni”/ Tmerr në avionin e linjës Qipro- Mançester, gruaja tenton sulm terrorist: Allahu Akbar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fëmijë, jeni gati të vdisni”/ Tmerr në avionin e linjës Qipro- Mançester, gruaja tenton sulm terrorist: Allahu Akbar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në avionin që ishte nisur nga Larnaka e Qipros për në Mançester të Britanisë së Madhe.

 

Një grua, u zhvesh lakuriq dhe nisi të vraponte në bord duke thirrur me zë të lartë: “Allahu Akbar”.

 

Advertisement

Ky veprim, ka ngjallur panic të madh tek pasagjerët e tjerë që ishin aty.

 

Sipas mediave vendase, gruaja ka tentuar të hyjë në kabinë, por është ndaluar nga një pasagjer tjetër.

 

Advertisement

Phillip O’Brien ishte në aeroplan me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes së tij, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët, nga tetë deri në 14 vjeç.

 

35-vjeçari, i cili si adoleshent kishte punuar si roje sigurie ndërhyri menjëherë për të neutralizuar gruan.

 

Advertisement

“Kur ajo u drejtua për në kabinën e pilotit, unë mora iniciativën, e shtyva në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris”, tha ai pas ngjarjes.

 

Gruaja la të kuptohet se kishte eksploziv me vete në aeroplan dhe gjithashtu pyeti fëmijët me të cilët ishte nëse ishin “gati të vdisnin”.

 

Advertisement

Ajo gjithashtu u tha pasagjerëve dhe stafit të tmerruar se prindërit e saj ishin anëtarë të organizatës terroriste ISIS.

 

Fluturimi përfundimisht u drejtua për në aeroportin Charles De Gaulle në Paris të martën herët në mëngjes për të zbritur gruan 30-vjeçare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy