Finlanda miraton ligjin që i hap rrugë fortifikimit të kufirit me Rusinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Finlanda miraton ligjin që i hap rrugë fortifikimit të kufirit me Rusinë

Finlanda do të fortifikojë kufirin e saj me Rusinë, pasi parlamenti i vendit autorizoi ngritjen e barrierave duke lejuar, në rrethana të jashtëzakonshme edhe mbylljen e të gjithë kufirit prej 1300 kilometrash.

 

Votimi i 7 korrikut nga parlamenti finlandez vjen pasi vendi po lëviz me shpejtësi drejt anëtarësimit në aleancën e NATO-s, duke hequr dorë nga neutraliteti për dekada me radhë, pas pushtimit rus të Ukrainës.

 

Advertisement

Ligji i ri, i cili u votua masivisht, autorizon qeverinë që të ndërtojë gardhe ose barriera të tjera pranë kufijve finlandezë. Ai gjithashtu kufizon të gjitha kërkesat për azil që më parë shqyrtoheshin në pikat e përcaktuara kufitare, përfshi aeroportet.

 

Finlanda, së bashku me Suedinë, muajin e kaluar morën miratimin zyrtar për t’u anëtarësuar në NATO. Tani secili nga 30 anëtarët e aleancës duhet të ratifikojë protokollin e pranimit, diçka që tashmë është duke u zhvilluar në disa vende.

 

Advertisement

Opinioni publik si në Suedi ashtu edhe në Finlandë u zhvendos në mënyrë drastike në favor të anëtarësimit në NATO pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Rusia ka dënuar vendimet e Stokholmit dhe Helsinkit dhe ka kërcënuar me kundërpërgjigje të paspecifikuara.

 

 

Për këtë arsye, disa anëtarë të aleancës kanë bërë thirrje për pranim të shpejtë të dy vendeve nordike, duke thënë se ato do të jenë në rrezik gjatë periudhës së përkohshme të ratifikimit, duke mos qenë nën mbrojtjen sipas nenit 5 të NATO-s — klauzola që përcakton se një sulm ndaj një anëtari të aleancës konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy