Flet ish-gjenerali i NATO-s: Baza amerikane në Shqipëri dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Flet ish-gjenerali i NATO-s: Baza amerikane në Shqipëri dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit

Shqipëria po përgatitet që të presë në territorin e saj ngritjen e bazës ushtarake për komandot amerikane dhe shtabin e forcave speciale. Gjeneralmajori në pension, ish-Komandant i Përgjithshëm i KFOR-it dhe NATO-s Erhard Bühler i tha radios DË se forcat speciale varen nga bashkëpunimi shumë i ngushtë shumëkombësh.

Ato kanë nevojë për standarde të njëjta, me të cilat ato trajnohen, ushtrojnë dhe, nëse është e nevojshme, operojnë në misione. Forcat speciale janë njësi elitare që mund të përdoren në komando prapa vijës së armikut, për shembull për zbulim dhe për të luftuar objektivat e armikut me vlerë të lartë, si pozicionet e artilerisë dhe raketave.

Gama e detyrave të tyre përfshin edhe shpëtimin e pengjeve dhe evakuimin e njerëzve në rast emergjence dhe arrestimin e kriminelëve të luftës dhe luftën kundër terroristëve.

Para së gjithash, ka të bëjë me trajnim, si edhe me angazhimin e amerikanëve në këtë rajon. Politikisht, ushtarakisht dhe strategjikisht, është e rëndësishme që t’u thuhet qytetarëve në Ballkan se jetoni në një zonë të rëndësishme që është me interes jashtëzakonisht të lartë për Amerikën, NATO-n dhe pjesën tjetër të Evropës.

Advertisement

Këto janë njësi elitare që mund të përdoren për operacione komando pas linjave të armikut, për shembull për zbulimin dhe luftimin e objektivave të rëndësishme si pozicionet e artilerisë dhe raketave. Ato përdoren gjithashtu për të shpëtuar pengjet dhe për të evakuuar njerëzit në raste urgjente, si dhe për të ndjekur penalisht dhe arrestuar kriminelët e luftës dhe për të luftuar terroristët.

Gjenerali theksoi se Shqipëria është një partner i vlerësuar i NATO-s për trembëdhjetë vite, me shumë aftësi të dobishme. Dhe sigurisht që ka një interes për të vazhduar mbështetjen dhe stërvitjen e Forcave të Armatosura shqiptare. Së dyti, është gjithashtu e rëndësishme të trajnohen forcat e armatosura të vendeve të tjera të NATO-s në rajon – Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Sllovenia.

Ky vendim i Pentagonit sinjalizon se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për paqen në Ballkanin Perëndimor. Tashmë bashkëpunimi me vendet e NATO-s do të jetë edhe më i madh dhe kjo shihet në këtë seli kryesore që do të ngrihet në Shqipëri. Kjo vendimmarrje tregon se administrata Biden ka një interes të fortë për t’i dhënë Ballkanit Perëndimor një të ardhme paqësore. Kjo është e ngjashme me KFOR-in, i cili nuk është i vendosur atje vetëm si garanci se Kosova nuk do të mbetet vetëm, por prezenca e tij prek të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy