FMN parashikon rimëkëmbje më të madhe ekonomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FMN parashikon rimëkëmbje më të madhe ekonomike

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që përshpejtimi i shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit, në kombinim me stimujt fiskalë dhe monetarë, do të ndihmojnë rritjen e ekonomisë globale këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Huadhënësi global tha në raportin e ri, të publikuar të martën, se ekonomia e botës pritet të rritet për 6 për qind këtë vit dhe 4.4 për qind vitin e ardhshëm.

Shifrat janë më të larta se parashikimet e bëra në janar për 5.5 për qind rritje këtë vit dhe për 4.2 për qind në vitin 2022.

“Rritja pasqyron mbështetjen shtesë fiskale në disa ekonomi të mëdha, rimëkëmbjen e mundësuar nga vaksinat në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe përshtatjen e vazhdueshme të veprimtarisë ekonomike”, tha përmes një deklarate FMN-ja.

Advertisement

Megjithatë, FMN paralajmëroi se ky vështrim shoqërohet edhe me “pasiguri të mëdha”.

Në të gjithë botën, bankat qendrore dhe qeveritë kanë lëshuar triliona dollarë për të luftuar recesionin e shkaktuar nga pandemia.

Ky recesion e ka tkurrur ekonominë globale për rreth 3.3 për qind në vitin 2020.

Shpërndarja e vaksinave në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar optimizëm se jeta mund të marrë së shpejti një pamje më normale.

Advertisement

Disa shtete në SHBA tashmë i kanë hequr kufizimet e lidhura me pandeminë.

Gati një në tre amerikanë ka marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit dhe gati një në katër është vaksinuar plotësisht me dy doza.

Por, në Evropë, shpërndarja e vaksinave vazhdon të jetë e ngadalshme, për shkak të, siç thonë zyrtarët në Bruksel, problemeve me furnizim./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy