FOTOT: U ndërtua gjatë Luftës së Ftohtë, brenda bunkerit bërthamor që përdoret sot si strehë nga ukrainasit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: U ndërtua gjatë Luftës së Ftohtë, brenda bunkerit bërthamor që përdoret sot si strehë nga ukrainasit

Ndërsa sirenat e alarmit vazhdonin të binin gjatë natës së kaluar në qytetin lindor të Dnipro, shumë prej qytetarëve u stehuan në një bunker bërthamor të ndërtuar gjatë Luftës së  Ftohtë, shkruan BBC

Dekada më vonë, ky bunker po strehon qindra njerëz në Ukrainë ndërsa lufta e Vladimir Putin vazhdon të përshkallëzohet. Në mure, ka postera që ju udhëzojnë se si të “vishni” një maskë kundra gaz ose kostum mbrojtës.

Krahas një tabele që përshkruan “Çernobilin”, vullnetarët kanë grumbulluar ushqime të ndryshme rreth një televizori të periudhës sovjetike.

Dhomat e ngjashme me shpellën dhe me krevate marinari  mund të strehojnë rreth 700 njerëz.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy