Lëshimi i pasaportës digjitale të vaksinimit në Bashkimin Europian po i hap rrugë turizmit ndërkombëtar. Vendi i radhës që hapet për vizitorët e huaj është Franca, pasi nga data 9 qershor europianët do të mund të udhëtojnë lirshëm në këtë vend, ndërsa turistët nga pjesa tjetër e botës, gjithashtu nuk do të hasin pengesa nëse janë të vaksinuar, të shëruar apo me test negativ ndaj sëmundjes.

 

Megjithatë për vendet që paraqesin ende rrezikshëmri nga qarkullimi i varianteve të virusit apo shkalla e lartë e infektimit, do të zbatohet lista e kuqe që përmban kufizime të rrepta dhe në të clën përfshihen 16 shtete, mes tyre India , Afrika e Jugut dhe Brazili.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jashtë Europës, shumica e pjesës tjetër të botës klasifikohet si “portokalli” në rregulloren e re të udhëtimit të lëshuar nga qeveria franceze.

 

Vizitorët e vaksinuar nga këto vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, nuk do të kenë më nevojë të bëjnë karantinë gjatë mbërritjes dhe nuk do të duhet më të justifikojnë arsyet e udhëtimit të tyre në Francë. Sidoqoftë, do t’u kërkohet një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë ose një test antigjen negativ jo më shumë se 48 orë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vizitorët evropianë dhe ata nga shtatë vende të klasifikuara si “të gjelbra”,  Australia, Koreja e Jugut, Izraeli, Japonia, Libani, Zelanda e Re dhe Singapori, nuk do të kenë më nevojë t’i nënshtrohen testimit nëse janë vaksinuar.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";