Franca gjobit sërisht Google dhe Facebook

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca gjobit sërisht Google dhe Facebook

Keqpërdorimi i “cookies”, në dëm të të dhënave personale ka detyruar rregullatorët francezë që të godasin kompanitë, Google dhe Facebook me 201 milionë euro gjobë.

 

Komisioni Kombëtar i Francës për Teknologji Informative dhe Liri ka vërtetuar se faqet facebook.com, google.fr dhe youtube.com nuk iu mundësojnë përdoruesve që të refuzojnë përdorimin e të dhënave të tyre, me aq lehtësi sa të pranojnë këtë kërkesë.

 

Advertisement

Ky institucion ka gjobitur gjigantin Google me gjobë prej 100 milionë eurosh edhe në dhjetor të vitit 2020.

 

Të dyja platformat kanë tre muaj kohë për të ndryshuar praktikat, pasi më vonë Franca do të vendosë gjoba prej 100,000 eurosh në ditë.

 

Advertisement

I njohur si “cookies”, ky mekanizëm i të dhënave formohet në kompjuterin e përdoruesve kur ata vizitojnë një faqe, çka u mundëson kompanive të ruajnë informacionin rreth vizitës së faqes.

 

Ky mekanizëm është shumë i rëndësishëm për Google dhe Facebook, si mënyrë për të personalizuar reklamat , burimin kryesor të të ardhurave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy