Francë, jugu në betejë me zjarret/ Thatësirë e madhe në shumë zona të kontinentit europian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Francë, jugu në betejë me zjarret/ Thatësirë e madhe në shumë zona të kontinentit europian

Franca është një ndër vendet me të goditura nga zjarret, teksa autoritetet paralajmëruan se situata e rëndë mund të vijojë edhe gjatë këtij muaji, si pasojë e thatësirës së madhe.

 

Më shumë se 1.100 zjarrfikës po luftojnë për shuarjen e flakëve në jug të Bordos. Korriku ishte muaj më i thatë i parë në Francë që nga viti 1961 duke shkatërruar 14,000 hektarë dhe duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë.

 

Advertisement

Flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll në rajonin e Bordosë teksa 17 shtëpi janë djegur dhe afro 10,000 njerëz janë evakuuar. Tymi i dendur i shkaktuar nga flakët detyroi gjithashtu mbylljen e autostradës që lidh Francën me Spanjën.

 

Vala e të nxehtit e cila përfshiu Europën Perëndimore shkaktoi qindra të vdekur në Portugali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.

 

Advertisement

Britania e Madhe pa për herë të parë termometrin të shënonte 40 gradë çka detyroi autoritetet të mbyllnin shkollat dhe një sërë aktivitetesh të tjera dhe këshilluan qytetarët të qëndronin në shtëpi.

 

Gjithashtu Italia njohu thatësirën më të madhe, veçanërisht  në veriun e saj. E gjithë kjo që ndodhi në kontinenti e vjetër sipas ekspertëve, i atribuohet ndryshimeve klimatike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy