Gazprom planifikon të mbyllë një tjetër turbinë tubacioni në Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gazprom planifikon të mbyllë një tjetër turbinë tubacioni në Gjermani

Kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom tha se do të shkurtojë edhe më tej furnizimet ditore të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani.

 

Kompania përmendi “gjendjen teknike” të një turbine tjetër në tubacion dhe tha se nga 27 korriku do të ndaloj funksionimin e saj.

 

Advertisement

Kompania tha se kjo do të rezultonte në rënien në 33 milion metra kub në ditë – gjysma e sasisë aktuale.

 

Gazprom rifilloi rrjedhën e gazit përmes Nord Stream 1 javën e kaluar pas një ndërprerjeje 10 ditore mirëmbajtjeje, por vetëm në 40 për qind të kapacitetit të tubacionit. Rusia tha se ishte e detyruar të ulte volumin për shkak të kthimit të vonuar të një turbine që po servisohej në Kanada.

 

Advertisement

Gjermania ka thënë se shkurtimet nuk janë të nevojshme për çështje teknike, por janë ndëshkim për vendosjen e sanksioneve të ashpra të BE-së ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

 

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se sanksionet e vazhdueshme rrezikojnë të shkaktojnë rritje katastrofike të çmimit të energjisë për konsumatorët në mbarë botën.

 

Advertisement

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen javën e kaluar akuzoi Rusinë për përdorimin e energjisë si armë, ndërsa paralajmëroi se Evropa duhet të përgatitet për një ndërprerje të mundshme të plotë të rrjedhave të gazit rus.

 

Një mbyllje totale e importeve mund të rezultojë në mbylljen e fabrikave dhe t’i detyrojë familjet të reduktojnë ngrohjen ose të paguajnë çmime edhe më të larta.

 

Advertisement

Vitin e kaluar, 40 për qind e importeve totale të gazit të BE-së erdhi nga Rusia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy