Gjashtë anije me grurë janë larguar nga Ukraina që kur Rusia iu ribashkua marrëveshjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjashtë anije me grurë janë larguar nga Ukraina që kur Rusia iu ribashkua marrëveshjes

Gjashtë anije të ngarkuara me grurë janë larguar nga portet ukrainase të Detit të Zi që kur Moska hoqi pezullimin e një marrëveshjeje që lejon eksporte të tilla, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes.

 

“Gjashtë anije janë larguar nga portet e Ukrainës që nga rifillimi i nismës së grurit”, theksoi Hulusi Akar.

 

Advertisement

”Kjo e çon numrin total të anijeve nga Ukraina në 426 – që transportojnë mbi 9,7 milionë tonë drithë që nga marrëveshja e korrikut e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB”, sipas Akar.

 

”Turqia shpreson se marrëveshja e grurit do të ndihmojë të hapë rrugën për një armëpushim dhe paqe”, theksoi ministri turk.

 

Advertisement

Moska e anuloi pezullimin e marrëveshjes pasi një garanci ukrainase për të mos përdorur korridorin detar për armiqësi kundër Rusisë u mor me ndërmjetësimin turk.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy