Gjermanët dhe francezët refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermanët dhe francezët refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca

Qytetarët në Gjermani dhe Francë refuzojnë të marrin dozën e vaksinës AstraZeneca. Një qëndrim i tillë i tyre vjen në një kohë kur liderët vunë në dyshim efektivitetin e vaksinës.

 

Shumë qytetarë po anashkalojnë takimet e tyre për t’u vaksinuar, pasi zbuluan se për ta ishte planifikuar vaksina AstraZeneca. Në vend të saj, ata dëshironin të injektoheshin me vaksinën Pfizer. Në Gjermani, vetëm 150,000 nga 1.5 milionë doza të vaksinës ishin përdorur deri të premten.

 

Advertisement

Autoritetet gjermane vendosën të mos përdorin vaksinën për moshat mbi 65 vjeç sepse ka të dhëna të pamjaftueshme për të treguar efektivitetin në atë grupmoshë. Në të njëjtën linjë është edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, ndonëse Agjencia Evropiane e Barnave ka dhënë “OK” për përdorim tek të gjithë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy