Hakmarrja e Donald Trump: Nostalgjia dhe pakënaqësia, mund ta rikthejnë sërish në krye të SHBA-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hakmarrja e Donald Trump: Nostalgjia dhe pakënaqësia, mund ta rikthejnë sërish në krye të SHBA-së

Nga David Frum “The Atlantic

Zakonisht humbësit nuk kanënjë shans të dytë në politikën moderne presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Në kohët e emërimit të kandidatëve nga konventat dhe shefat e partive, kandidatë si Adlai Stevenson apo Thomas Deëey mund të fitonin 2 nominime të njëpasnjëshme.

Në fakt Richard Nixon e fitoi presidencën në vitin 1968, pasi humbi në zgjedhjet e vitit 1960 përballë John Kennedy. Por që nga nisja e garave paraprake brenda partiake, gjërat janë bërë shumë më të vështira.

Edhe Al Gore, qëfitoi votën popullore në zgjedhjet e vitit 2000, u skualifikua nga gara në zgjedhjet parapraket për kandidat në vitit 2004 brenda Partisë Demokratike. Donald Trump, njeriu që përmbysi kaq shumë precedentë të mëparshëm presidencialë, duket se tani ka gjasa që të përmbysë një tjetër precedent.

Advertisement

Ai duhet të konsiderohet si kandidati kryesor për nominim nga Partia Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ai është shumë aktiv dhe po e dominon skenën opozitare. Promovimi intensiv i guvernatorit të Floridës Ron DeSantis nga Fox News si anjë alternativë ndaj Trumpit, nuk po funksionon më mirë sesa përpjekja e ngjashme në mbështetje të guvernatorit të atëhershëm të Nju Xhersit, Chris Christie në vitin 2016.

Donald Trump dominon qartazi në sondazhe. Ai është në krye edhe për sa i përket mbledhjes së fondeve. Garat me elemiminim e kanë rikthyer besnikërinë ndaj Trump. Rivalët e mundshëm zotohen se nuk do të kandidojnë për president nëse ish-presidenti rikandidon për një mandat tjetër.

Ky është një spektakël mahnitës, pasi Donald Trump nuk ishte një humbës i zakonshëm politik. Ai ishte një humbës i madh politik. Ai humbi votën popullore në dy zgjedhje presidenciale radhazi, herën e dytë me një diferencë prej 8 milionë votash.

Ai e udhëhoqi partinë e tij drejt një disfate shumë të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2018, edhe pse SHBA po përjetonte situatën ekonomike më të mirë që prej fundit të vitit 1990.

Advertisement

Ai ishte presidenti i parë që u fajësua dy herë në Kongres dhe Senat me synimin për t’u shkarkuar nga detyra, herën e dytë për nxitjen e një turme për të pushtuar dhe sulmuar Kongresin që donte të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Tani ai përballet me më shumë rreziqe nga paditë penale dhe civile sesa Richard Nixon përpara faljes presidenciale që fitoi në vitin 1974. Trump po bën një fushatë të fokusuar mbi dy tema:nostalgjia për ekonominë e fortë para pandemisë, dhe së dyti mbi pakënaqësinë ndaj rezultatit të zgjedhjeve të2020-ës.

Nuk është shumë, por mjafton sa për ta detyruar DeSantis, zëvendësuesin e mundshëm të Donald Trump si kandidat zyrtar, të angazhohet në marifete të dëshpëruara për të provuar veten se është më Trump sesa vetë Trumpi.

Si për shembull shpërndarja e shpërblimeve në shumën e 5000 dollarëve për policët që refuzojnë vaksinimin; duke e identifikuar veten me një kirurg të përgjithshëm shtetëror, i cili i këshillon kundërshtarët e vaksinave që t’i besojnë “intuitës” sëtyre.

Advertisement

Por askush nuk është më Trump sesa vetë Donald Trump. Nuk ka Trumpizëm më të madh sesa ai që përfaqësohet nga Trump. “Fjala është për një lëvizje, dhe jo një njeri” është një klishe e nderuar e përdorur shpesh në politikën populiste. Megjithatë në këtë rast bëhet fjalë për një burrë, dhe jo për një lëvizje. Në vitin 2016 Trump miratoi një projektligj që lejonte personat transgjinorë që të “përdorin banjën që ata mendojnë se është e përshtatshme”.

Në vitin 2017, ai miratoi një tjetër projektligj për një ulje të madhe të taksave për të pasurit. Në pragun e pandemisë së koronavirusit, Trump po negocionte një marrëveshje tregtare me Kinën. Që të gjitha këto janë jo-të e supozuara populiste. Ndjekësit e Donald Trump nuk e kishin mendjen tek ato. Nëse Trump e bën sërish këtë, është në rregull.

Mbështetësit nuk merakosen shumë për përmbajtjen e politikës së tij. Atyre u intereson vetë forma e saj. Cilido që e ndjek politikën amerikane, qoftë edhe rastësisht, mund të shohë rikthimin gradual të Donald Trump në qendër të skenës.

Gazetarët me burime të mira,përshkruajnë në detaje mekanizmin që fshihet pas këtij rikthimi. Por gati askush nuk duket se është i përgatitur për shkatërrimin që do të pasojë ky zhvillim.

Advertisement

Në një fjalim të vitit 2011, Donald Trump e shpjegoi kështu rregullin e tij të vetëm kryesor në jetë:“Bëhuni edhe me njerëzit. Nëse ju zhgënjejnë, atëherë zhgënjejini edhe ju 10 herë më shumë. Unë e besoj vërtet këtë.” Ai e ka përsëritur të njëjtën ide pa pushim nëpër fjalime, postime në Tëitter, dhe libra të botuar.

Në vitin 2024, objektivat e hakmarrjes së Donald Trump janë ligji amerikan dhe demokracia amerikane. Në një tubim të datës 25 shtatorit në Perri të shtetit të Xhorxhias, Trump i sulmoi ashpër zyrtarët republikanë të këtij shteti, që nuk arritën të përmbysnin zgjedhjet shtetërore për të.

Dy javë më vonë në Ajoua, Trump sulmoi akoma më ashpër zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, duke u fokusuar këtë herë tek republikanët e shtetit që nuk arritën t`i vidhnin për të zgjedhjet në Arizona. Në mandatin e parë të Trump, vendi ishte i mbrojtur në një farë mase nga injoranca dhe paaftësia e tij.

Ai vazhdoi të përpiqej të bënte gjëra të këqija, por iu desh pak kohë për të kuptuar se si funksiononin kontrollet dhe balancat e pushteteve, dhe se ku gjendeshin “çelësat” e sistemit. Në kohën e përpjekjes së tij për të zhvatur presidentin ukrainas në vitin 2019, Trump kishte arritur një shkallë më të lartë mjeshtërie.

Advertisement

Por ndërkohë ishte tepër vonë. Më pas erdhi pandemia  e Covid-19 dhe Trump u përplas tek një mur të ri dështimesh. Megjithatë, në një presidencë të dytë të Donald Trump, në krye do të ngjiten sërish “hajdutët”, të cilët këtë herë e dinë se si t`i anashkalojnë “sistemet e alarmit” dhe të çmontojnë “bravat” e sistemit amerikan.

Ai do të kuptojë se nuk mjafton të emërosh një aleat në postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Këtë herë Trump do të ketë nevojë që të kontrollojë edhe postet dytësore dhe tretësore në Departamentin amerikan të Drejtësisë. Ai nuk do ta lejojë veten që të ketë probleme me një tjetër shef shtabi me një ndjenjë të pavarësisë në ushtrimin e detyrës si John Kelly, që shmangu shumicën e dëmeve ndaj sistemit nga mesi i vitit 2017 dhe deri në fillim të vitit 2019.

Përkundrazi, në krye do të jenë tipa si Mark Meadoës, nga dita e parë deri në ditën e fundit të presidencës. Dhe ai do të sjellë me vete një brez të ri zyrtarësh republikanë, prioriteti kryesor i të cilëve do të jetë riorganizimi i ligjeve zgjedhore të shteteve të tyre, në mënyrë që republikanët të mos humbasin pushtetin edhe nëse humbasin votën popullore. Kjo është e ardhmja që po përgatit Donald Trump. Ndaj bëhuni gati!

Shënim: David Frum, është autori i librit “Apokalipsi Trump:Rivendosja e demokracisë amerikane”. Gjatë viteve 2001-2002, ai ka qenë shkrues i fjalimeve të presidentit George W.Bush.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy