Hakmarrja e Iranit me karikaturë, “vrasin” Donald Trump duke luajtur golf

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hakmarrja e Iranit me karikaturë, “vrasin” Donald Trump duke luajtur golf

 

Iranianët po hakmerren për vrasjen e gjeneralit suprem Qasem Soleimani në vitin 2019, me një karikaturë. Në një video të publikuar demonstrohet plani i Iranit, ndërsa vrasin ish-presidentin amerikan, Donald Trump, teksa ai po luante golf.

Sipas Times of Israel, në faqen e internetit të liderit fetar të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, shfaqet një video e animuar që tregon një dron që synon miliarderin amerikan dhe e vret atë teksa luante sportin e tij të preferuar.

“Vrasja” e Trump vjen në një kohë kur bisedimet ndërkombëtare janë duke u zhvilluar për programin bërthamor të Iranit dhe përvjetorin e dytë të vrasjes së Qassem Soleimani, ish-komandant dhe arkitekt i operacioneve paramilitare jashtë shtetit të Iranit, më 3 janar 2020.

Videoja e animuar, e postuar të mërkurën në faqen e internetit të Khameneit, tregon Trump në fushën e tij të golfit në Mar-a-Lago, Florida.

Burri që dëgjohet në videon në fjalë kërcënon se “vrasësi i Soleimanit dhe ai që ka dhënë urdhrin do të paguajë çmimin”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy