Historia e gruas spanjolle që kaloi 500 ditë e vetme në një shpellë, ja çfarë i shkakton njeriut izolimi ekstrem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historia e gruas spanjolle që kaloi 500 ditë e vetme në një shpellë, ja çfarë i shkakton njeriut izolimi ekstrem

Të jetuarit për një vit e gjysmë vetëm në një shpellë, mund të duket si një makth për shumë njerëz, por atletja spanjolle Beatriz Flamini doli e buzëqeshur nga aty. Ajo ishte privuar nga çdo kontakt me botën e jashtme gjatë eksperimenti të saj mbresëlënës në lidhje me qëndrueshmërinë njerëzore. Për 500 ditë, dokumentoi përvojat e saj, në mënyrë që t’u vinte në ndihmë shkencëtarëve për të kuptuar efektet e izolimit ekstrem. Një nga gjërat e para që u bë e dukshme në 12 prill 2023 kur ajo doli nga shpella, ishte se sa fluide është kohaKur bisedonte me gazetarët për përvojën e saj, Flamini  shpjegoi se e humbi shumë shpejt ndjenjën e kohës dhe besonte se kishte qenë në shpellë për 160-170 ditë, jo më shumë.

 

Po pse e humbi 48-vjeçarja ndjenjën e kohës? Veprimet, emocionet dhe ndryshimet në mjedisin përreth nesh, mund të kenë efekte të fuqishm tek mënyra sesi e përpunojnë kohën në mendjet tona. Për shumicën e njerëzve, lindja dhe perëndimi i diellit shënojnë kalimin e ditëve. Në errësirën e një shpelle nëntokësore zhduken shumë sinjale të kalimit të kohës. Pra për monitorimin e saj, Flamini mund të jetë bërë më e varur nga proceset psikologjike. Një nga mënyrat sesi ne mbajmë gjurmët e kalimit të kohës është kujtesa.

 

Advertisement

Nëse nuk e dimë për sa kohë kemi bërë diçka, përdorim numrin e kujtimeve të formuara gjatë ngjarjes si një indeks të sasisë së kohës që ka kaluar. Sa më shumë kujtime të krijojmë në një ngjarje apo epokë, aq më gjatë e perceptojmë se ka zgjatur ajo. Zakonisht, ditët dhe javët më të ngarkuara, të mbushura me shumë ngjarje të reja dhe emocionuese, mbahen mend si më të gjata se sa ato monotonet ku nuk ndodh asgjë e rëndësishme.

Vetë Flamini deklaroi pas daljes nga shpella:”Mua më ka ngecur ora më 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur më pas në botë”.  

 

Por spanjollja nuk është e para që përjeton një ndryshim në përvojën e saj të kohës, pas një ndryshimi të tillë mjedisor. Përvoja të ngjashme u raportuan nga shkencëtari francez Michel Siffre gjatë ekspeditave të tij në shpella nga 2-6 muaj në vitet 1960-1970.

Advertisement

 

Shpellat, bunkerët bërthamorë, burgjet dhe pandemitë globale ndajnë dy karakteristika të përbashkëta, që duket se krijojnë një ndjenjë të ndryshuar të kohës. Ato na izolojnë nga bota e gjerë dhe përfshijnë hapësira të mbyllura.  Të burgosurit e luftës dhe njerëzit që vuajnë dënimet me burg, raportojnë shpeshherë se monitorimi i kalimit të kohës mund të shndërrohet në një fiksim. Duket që ne njerëzit jemi në gjendje ta lëmë vërtet kohën të rrjedhë vetëm kur e kemi nën kontroll. Megjithatë, jeta nën tokë nuk është për ata me një zemër të dobët. Mbijetesa varet nga aftësia juaj për të mbajtur një nivel të lartë të qëndrueshmërisë mendore./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy