I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit, të gatshëm të negociojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit, të gatshëm të negociojnë

Gjeneralët ndërluftues të Sudanit kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësues për negociata, potencialisht në Arabinë Saudite, tha zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Sudan për agjencinë e lajmeve Associated Press të hënën, më 1 maj.

 

Negociatat fillimisht do të fokusohen në vendosjen e një armëpushimi “të qëndrueshëm dhe të besueshëm” të monitoruar nga vëzhguesit “kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, tha i dërguari i OKB-së, Volker Perthes.

 

Advertisement

Deklarata e Perthes vjen pasi armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja u zgjat për 72 orë të dielën, më 30 prill. Megjithatë, pavarësisht armëpushimit, në Sudan luftimet kanë vazhduar.

 

Armëpushimi i përkohshëm i zgjatur tashmë disa herë e ka qetësuar situatën vetëm në disa zona, ndërsa në disa pjesa të tjera kanë vazhduar betejat e ashpra, që i kanë detyruar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe e kanë shtyrë vendin drejt një krizë humanitare.

 

Advertisement

Perthes paralajmëroi se është ende duke u punuar në logjistikën për zhvillimin e këtyre negociatave. Deri më tani, vetëm ushtria ka njoftuar se është e gatshme të marrë pjesë në negociata, ndërsa kundërshtari i saj, Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, nuk e kanë komentuar publikisht.

 

Çfarëdo negociate do të ishte shenja e parë e madhe e qetësimit të situatës që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah Burhan, dhe RSF-së, të udhëhequr nga gjenerali Mohammed Hamdan Dagalo.

 

Advertisement

Rreth 530 njerëz, përfshirë civilë dhe luftëtarë, janë vrarë që atëherë, me 4.500 të tjerë të plagosur, tha Ministria sudaneze e Shëndetësisë. Numri i vërtetë i viktimave besohet të jetë shumë më i lartë sesa kaq.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite kanë udhëhequr një fushatë të bashkërenduar ndërkombëtare për ta bindur gjeneralin t’i ndalojë luftimet dhe më pas të angazhohet në negociata më të thella për zgjidhjen e krizës.

 

Advertisement

Duke folur nga porti i Sudanit, i dërguari i OKB-së, Perthes, tha se ata ende përballen me sfida të mëdha për t’i bërë të dyja palët t’i përmbahen armëpushimit.

 

Njëra nga opsionet ishte krijimi i një mekanizmi për të monitoruar armëpushimin, ku përfshiheshin vëzhgues sudanezë dhe të huaj, por, Parthes se “kjo duhet të negociohet”.

 

Advertisement

Bisedimet për forcimin e armëpushimit mund të zhvillohen ose në Arabinë Saudite, ose në Sudanin e Jugut, tha ai, duke shtuar se e para mund të jetë më lehtësisht e realizueshme pasi Arabia Saudite ka lidhje të ngushta me të dyja palët.

 

Por, edhe në Arabinë Saudite do të kishte disa sfida, shtoi ai, pasi secilës palë i duhet një rrugë për kalim të sigurt nëpër territorin e tjetrës për të arritur deri në vendin ku do të zhvilloheshin bisedimet.

 

Advertisement

“Kjo është shumë e vështirë në një situatë ku ka mungesë besimi”, tha ai.

 

Beteja mes gjeneralëve për pushtet ka sjellë kaos në Sudan.

 

Advertisement

Dhjetëra mijëra sudanezë janë shpërngulur për t’u ikur luftimeve, veçanërisht në Khartoum dhe Omdurman. Qeveritë e huaja gjithashtu i kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Sudani./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy