Bëni Like Struga.info në Facebook


I dyshuari për sulmin vdekjeprurës në Los Anxhelos u gjet i vetëvrarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dyshuari për sulmin vdekjeprurës në Los Anxhelos u gjet i vetëvrarë

Ndjekja e personit të armatosur që vrau 10 veta në një klub vallëzimi në zonën e Los Anxhelosit, përfundoi të dielën kur autoritetet e gjetën atë të vetëvrarë në furgonin që e kishte përdorur për t’u arratisur pasi qytetarët penguan përpjekjen e tij për një sulm të dytë.

 

 

Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna e identifikoi burrin si 72-vjeçarin Huu Can Tran dhe tha se nuk ka të dyshuar të tjerë. Ai shtoi se mbetet i paqartë motivi i sulmit që la pas vetes edhe 10 të plagosur.

Advertisement

 

 

“Kam ende pikëpyetje në mendjen time: Cili ishte motivi i këtij vrasësi? A kishte ndonjë sëmundje mendore? A ishte autor i dhunës në familje? Si i kishte siguruar armët dhe a kishte ndodhur kjo në rrugë ligjore apo jo?”, tha ligjvënësja Judy Chu.

 

Advertisement

 

Ndjekja filloi pasi personi i armatosur vrau 10 veta në një klub vallëzimi të shtunën vonë, në mes të kremtimeve të Vitit të Ri Hënor në komunitetin kryesisht aziatik amerikan të Monterey Park. Ai me gjasë u përpoq dhe nuk arriti të kryejë një sulm tjetër në një sallë të dytë vallëzimi, thanë autoritetet.

 

 

Advertisement

Sherifi Luna tha se të shtënat në sallën e vallëzimit në Monterey Park lanë pesë gra dhe pesë burra të vdekur dhe plagosën 10 të tjerë. Më pas, 20 deri në 30 minuta më vonë, një burrë i armatosur hyri në një sallë vallëzimi në Alhambra aty pranë, por të pranishmit ia hoqën armën nga duart para se të ikte.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy