I mbushur me plumba, i mbështjellë me qese plehrash dhe i hedhur në rrugë! Si u vra shqiptari në Belgjikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy shqiptarë pritet të dalin para Gjykatës belge së Gent ditën e sotme.

 

Ata akuzohen për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, elekticistit 40-vjeçar Festim Kalaj, trupi i pajetë i të cilit u gjet i mbushur me plumba.

 

Advertisement

Siç shkruajnë mediet belge, një çiklist përgjatë Ringvaart në Lievegem u përplas me një qese plehrash në maj 2019.

 

Brenda qeses ndodheshin eshtrat e Festim Kalajt, i vrarë brutalisht nga dy bashkatdhetarët e tij Erjoh H., 31 vjeç dhe Armando M., 41 vjeç.

 

Advertisement

 

Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë të jetë bërë konflikti për kanabisin.

 

“Ne punësuam Festimin për të na ndihmuar të ndërtonim plantacionin e kanabisit” pranuan dy burrat.

Advertisement

 

Ata e merrnin elektricistin çdo ditë me makinë në Sint-Niklaas. Kalajt fikte celularin dhe vendoste një kapuç mbi kokë kur udhëtonte me ta për në Zwalm, që të mos dinte adresën e saktë.

 

“Por disa javë më vonë, dy burra të armatosur hynë në shtëpinë në Zwalm dhe vodhën një pjesë të të korrave tona të kanabisit” tha dyshja.

Advertisement

 

Ata dyshonin se pas grabitjes qëndronte elektricisti i tyre Kalaj.

 

Sipas Erjol H, pas vrasjes qëndron shoqëruesi i tij Armando.M.

Advertisement

 

Ai i ka kërkuar elektricistit të kthehet në Belgjikë, duke arsyetuar se një kohëmatës në plantacion nuk funksiononte siç duhet.

 

Sipas hetusve, dy të dyshuarit vijojnë të  drejtojnë gishtin drejt njëri-tjetrit, por nuk tregojnë motivin./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy