I shpëtoi jetën motoçiklistit, policia gjermane shpërblen fëmijën 10 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shpëtoi jetën motoçiklistit, policia gjermane shpërblen fëmijën 10 vjeç

Djaloshi 10-vjeçar Lenard, i cili arriti të shpëtonte jetën e një motoçiklisti në Unterbracbah të Gjermanisë, është shpërblyer nga policia gjermane.

 

Sapo konstatoi që një motoçiklisti u përplas me një gardhë me tela më gjemba, fëmija vrapoi tek ai dhe me shpejtësi i shpëtoi jetën. Ai i hoqi bluzën dhe me të i shtypi plagën për të ndalur gjakderdhjen.  Me këtë akt heroik arrit të parandalojë gjakderdhjen. Më pas 10-vjeçari bërtiti duke kërkuar ndihmë, e aty e dëgjoi një kalimtar rasti që menjëherë i telefonoi ndihmës së shpejtë.

 

Advertisement

Si shpërblim, atij iu ofrua një çek për të blerë pajisje të ndryshme elektronike, si dhe mori disa sende të policisë si suvenirë , madje bëri edhe një gjiro me veturën e policisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy