Investigimi nga gazetari polak shokon botën: Papa Gjon Pali II ndihmoi fshehjen e skandaleve të pedofilisë në Kishë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Investigimi nga gazetari polak shokon botën: Papa Gjon Pali II ndihmoi fshehjen e skandaleve të pedofilisë në Kishë

Papa Gjon Pali II ishte në dijeni të pedofilisë që kryehej në Kishën Katolike të Polonisë dhe ndihmoi fshehjen e ngjarjeve të rënda. Kështu pretendon gazetari investigative polak Marcin Gutowski, i cili ka shokuar me gjetjet e tij.

 

Sipas tij, Papa Gjon Pali II për të shmangur skandalet transferonte priftërinjt në dioqeza të tjera. Në një rast ai thekson se Papa shkroi një letër rekomandimi për një prift të akuzuar për abuzim kardinalit të Vjenës Franz Koenig pa përmendur akuzat.

 

Advertisement

Wojtyla shërbeu si papë për 27 vite, nga 1978 deri në vdekjen e tij në 2005.

 

Gjatë investigimit të tij, Gutowski foli me viktimat e priftit pedofil, familjet e tyre dhe ish-zyrtarët e dioqezës së kishës. Ai arriti të merrte dokumente të ish-shërbimit sekret të SB-së nga epoka komuniste dhe disa dokumente kishtare, por dioqeza e Krakovit refuzoi t’i jepte atij akses në dokumentet e saj.

 

Advertisement

Në të kaluarën, Kisha polake refuzoi gjithashtu t’i jepte dokumente gjyqësorit ose komisionit publik që heton rastet e abuzimit të të miturve brenda Kishës.

 

Një nga dëshmitarët e ngjarjes, konfirmoi se ai personalisht informoi për rastet e pedofilisë të kryera nga prifti në vitin 1973.

 

Advertisement

Thomas Doyle, një ish-prift katolik amerikan dhe autor i një prej raporteve të para mbi abuzimin e klerit katolik në Shtetet e Bashkuara, tha se hetimi i Gutowski ishte novator.

 

“Doli që Gjon Pali II e dinte këtë problem edhe para se të bëhej papë.  Tani kemi provat,” pohoi ai.

 

Advertisement

Vitet e fundit, Kisha polake është tronditur nga disa skandale pedofilie brenda klerit, kryesisht të ekspozuara nga gazetarët. Vatikani ka dënuar disa anëtarë të rangut të lartë të hierarkisë së kishës polake.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy