Irani synon të anëtarësohet në bllokun e udhëhequr nga Rusia dhe Kina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Irani synon të anëtarësohet në bllokun e udhëhequr nga Rusia dhe Kina

Irani synon të anëtarësohet në bllokun e udhëhequr nga Rusia dhe Kina, ka thënë presidenti iranian, Ebrahim Raisi.

 

Udhëheqës të këtij blloku po zhvillojnë takime në Uzbekistan këto ditë.

 

Advertisement

Organizata e Shangait për Bashkëpunim (SCO) – e përbërë nga Kina Rusia, India, Pakistani dhe katër shtete aziatike të ish-Bashkimit Sovjetik – është krijuar më 2001 si organizatë politike dhe ekonomike, që rivalizon institucionet perëndimore.

 

Samiti i SCO-së, që mbahet këtë javë, është i pari që zhvillohet tërësisht me prani fizike, prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

 

Advertisement

“Një prej akteve më të rëndësishme të këtij samiti do të jetë finalizimi i dokumenteve të anëtarësimit në SCO, ashtu që ato të nënshkruhen nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare”, ka thënë Raisi.

 

Irani, një prej katër shteteve vëzhguese në këtë organizatë, ka aplikuar për anëtarësim të plotë më 2008, mirëpo diçka e tillë i është vështirësuar pas përballjes me sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve te Bashkuara, për shkak të programit bërthamor.

 

Advertisement

Shumë vende anëtare të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, nuk kanë dashur në mesin e tyre një shtet të sanksionuar.

 

Mirëpo në një konferencë të mbajtur një vit më parë në Dushanbe, anëtarët e bllokut kanë përkrahur anëtarësimin e Iranit në të ardhmen.

 

Advertisement

Teherani dëshiron “të përfitojë në aspektin ekonomik dhe të rrisë kapacitetet në rajon, dhe që shtetet aziatike të përfitojnë nga shteti iranian”, ka thënë Raisi.

 

Kremlini ka thënë të martën se samiti i kësaj jave në Uzbekistan do të jetë “alternativë” ndaj Perëndimit.

 

Advertisement

Irani merr këtë hap, teksa ai, bashkë me fuqitë perëndimore, përpiqen të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

 

Sipas marrëveshjes, Teherani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

 

Advertisement

Më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit.

 

Me ardhjen e Joe Bidenit në krye të SHBA-së janë rritur shpresat për ringjallje të marrëveshjes.

 

Advertisement

Megjithatë Perëndimi ka thënë javën e kaluar se dyshon në përkushtimin e Iranit për diçka të tillë. REL/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy