
Rreth orës 09:30 të mëngjesit të kësaj të diele punonjësi i stacionit ka mbërritur në Prokurori ku ka dhënë dëshminë e tij.
“Kam 35 arkivole në shpinë” mësohet të jetë shprehur 59 vjeçari sipas mediave greke.
Punonjësi i stacionit ka kërkuar fajle pë tragjedine e rëndë që shkaktoi shumë viktima dhe të plagosur, por ai është justifikuar se sistemi nuk e kishte marrë komandën për ndërrimin e linjave.
Përplasja e dy trenave një me pasagjerë dhe tjetri mallrash mori 57 jetë njerëzish.
Ngjarja e rëndë u shkaktua nga gabimi fatal i punonjësit të stacionit hekurudhor, i cili e drejtoi trenin me pasagjerë në vijën e poshtme të trafikut, në të njëjtën linjë me atë të mallrave. Më shumë se 80 persona mbetën gjithashtu të plagosur nga aksidenti hekurudhor .
Në spital po marrin trajtim 15 persona, 6 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë. Mes viktimave janë edhe katër shqiptarë.