Policia në provincën e Austrisë ka arrestuar katër gjerman pasi i kapi duke festuar ditëlindjen e Adolf Hitlerit.

Policia arrestoi dy motra, 24 dhe 26 vjeç, si dhe partnerët e tyre 29 dhe 31 vjeç. Të rinjtë u kapën duke vendosur trëndafila të bardhë në kujtim të Adolf Hitlerit në shtëpinë ku lindi diktatori nazist në Austrinë perëndimore në përvjetorin e lindjes së tij.

Njëri prej tyre përshëndeste Hitlerin teksa pozonte për të bërë foto.

Ligji austriak ndalon përdorimin dhe përshëndetjen e simboleve të nazizmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hitleri lindi më 20 prill 1889 në Braunau am Inn. Pas grindjeve të gjata për të ardhmen e shtëpisë ku ai lindi, puna filloi vitin e kaluar për ta kthyer atë në një stacion policie, një projekt që synonte ta bënte atë jo tërheqëse si një vend pelegrinazhi./vizionplus.tv