Kim Jong Un zotohet për ushtri “të pathyeshme”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kim Jong Un zotohet për ushtri “të pathyeshme”

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, u zotua të rrisë kapacitetet e shutrisë, ndërsa akuzoi Shtetet e Bashkuara për krijimin e tensioneve midis dy vendeve.

SHBA-ja është “burim” i paqëndrueshmërisë, deklaroi ai ndërsa e bëri të qartë se  objektivi më i rëndësishëm i vendit komunist sot  është zotërimi i një “aftësie të pathyeshme ushtarake”, të cilën askush nuk do të guxojë ta sfidojë.

“SHBA-ja shpesh ka sinjalizuar se nuk është armiqësore ndaj shtetit tonë, por nuk ka prova të bazuara në veprime, që ne të besojmë se ajo nuk është vërtet e tillë. Amerika po vazhdon të krijojë tensione me gjykimet dhe veprimet e saj të gabuara..

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Phenianit, por duket kjo nuk e bin Korenë e Veriut që është nën sanksione të shumta ndërkombëtare për shkak të armëve të veta bërthamore dhe programeve me raketa balistike.

Advertisement

Planet e Kim për një ushtri të fuqishme vijnë në një kohë kur sipas raporteve të ndryshme në mediat e huaja, Koreja e Veriut është përballur me një mungesë serioze ushqimesh për shkak të disa faktorëve , duke nisur nga sanksionet e OKB-së, mbyllja e kufirit me Kinën prej pandemisë dhe thatësirat e kombinuara dhe tajfune të forta vitin e kaluar.”, deklaroi Kim Jong Un

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy