Kina do të ndërmarrë një angazhim të ri dhe të pazakontë klimatik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina do të ndërmarrë një angazhim të ri dhe të pazakontë klimatik

Në një fjalim të rrallë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB -së,) presidenti kinez Xi Jinping, u shpreh se do të ndërmarrë një angazhim të ri klimatik në emër të emetuesit më të madh në botë të gazrave serë.

Kina do të ndërtojë një projekt të ri sa i përket energjisë me qymyr jashtë vendit. Ky projekt shënon një ndryshim në politikën rreth nismës së infrastrukturës.

Kina gjithashtu do të rrisë mbështetjen financiare për projektet ku shtohet gjelbërimi i vendit, dhe ulet karboni në vendet e tjera në zhvillim.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili u kishte bërë thirrje udhëheqësve botërorë më herët gjatë ditës për solidaritet dhe reagim ndaj krizë.

Advertisement

“Unë ndihem i inkurajuar , nga njoftimet e rëndësishme të bëra sot në Asamblenë e Përgjithshme nga udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha në botë në lidhje me angazhimin e tyre ndaj veprimeve klimatike,” tha ai.

“Unë mirëpres njoftimin e Presidentit Biden se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rrisin ndjeshëm financat e tyre ndërkombëtare për klimën në afërsisht 11.4 miliardë dollarë amerikanë në vit. Ky kontribut i shtuar nga Shtetet e Bashkuara do t’i sjellë vendet e zhvilluara më afër përmbushjes së angazhimit të tyre kolektiv për të mobilizuar 100 miliardë dollarë amerikanë në vit”.

Advertisement

Në fjalimin e tij të mëparshëm në asamble, presidenti amerikan Joe Biden kisht njoftoi se do të punonte me Kongresin, për të dyfishuar përsëri angazhimin financiar të Shteteve të Bashkuara.

Biden u zotua në prill se SHBA do të rrisë kontributin e tij në financimin e klimës globale në 5.7 miliardë dollarë në vit, duke e vendosur angazhimin e tij të ri mbi 11 miliardë dollarë në vit.

“Në prill, unë njoftova se SHBA do të dyfishojë financimin tonë publik ndërkombëtar për të ndihmuar vendet në zhvillim të trajtojnë krizën klimatike, dhe sot, jam krenar të njoftoj se ne do të punojmë me Kongresin për të dyfishuar atë numër përsëri, përfshirë përpjekjet e përshtatjes, “tha Biden.

Guterres u kishte kërkuar kombeve të përfundonin subvencionet për karburantet fosile, të përfundonin përdorimin e qymyrit, të investonin në energji të rinovueshme dhe të taksonin karbonin dhe ndotjen “në vend të të ardhurave të njerëzve”.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy