Kina fuqia më e madhe në tregjet botërore, G7: Po dëmton industinë tonë, përmes politikave të padrejta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina fuqia më e madhe në tregjet botërore, G7: Po dëmton industinë tonë, përmes politikave të padrejta

Udhëheqësit e vendeve të industrializuara të Grupit të Shtatë do të marrin masa të reja ndaj Kinës, për politikat e padrejta që ky shtet përdor për të minuar industritë e tyre të prodhimit.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një draft-deklarate, e cila u nënshkrua në samitin vjetor të tyre.

G7 gjithashtu paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime kundër institucioneve financiare kineze që ndihmojnë Rusinë të sigurojë armë për luftën e saj kundër Ukrainës .

Udhëheqësit e Italisë, SHBA-së, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe Japonisë po diskutojnë edhe sot shqetësimet rreth kapacitetit të tepërt industrial të Kinës, që qeveritë perëndimore thonë se po shtrembëron tregjet lokale.

Advertisement

Në draft deklaratën e parë , theksohet se G7 nuk po përpiqet të dëmtojë Kinën ose të ndalojë rritjen e saj ekonomike, por do të vazhdojë të ndërmarrë veprime për të mbrojtur industritë tona nga praktikat e padrejta, për të balancuar kushtet dhe për të korrigjuar dëmin e vazhdueshëm.

Në draftin e tyre, udhëheqësit e G7 premtojnë gjithashtu të vendosin sanksione ndaj subjekteve që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet ndaj naftës së saj.

Udhëheqësit e G7 janë gjithashtu të përkushtuar për të përshpejtuar heqjen e karburanteve fosile gjatë kësaj dekade.

Ne do të bëjmë kalimin nga karburantet fosile në sistemet energjetike në mënyrë të duhur, metodike dhe të drejtë, duke përshpejtuar veprimet në këtë dekadë kritike për të arritur zero emetime deri në vitin 2050 me ndihmën e teknikave më të mira shkencore në dispozicion.“/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy