Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) janë në nivelin e konfrontimit të drejtpërdrejtë, tha Dmitry Peskov mesditën e së enjtes në një konferencë të rregullt për shtyp nga Kremlini.

Sekretari i shtypit i presidentit rus Vladimir Putin ka pohuar se “marrëdhëniet ruso-NATO janë acaruar për shkak të agresionit të dyshuar të NATO-s përmes Ukrainës.”

“Në fakt, këto marrëdhënie tani kanë rënë në nivelin e konfrontimit të drejtpërdrejtë. Në të vërtetë, vendet e NATO-s, vetë aleanca tashmë janë përfshirë në konfliktin rreth Ukrainës. NATO vazhdon lëvizjen e saj drejt kufijve tanë, zgjerimin e infrastrukturës së saj ushtarake drejt kufijve tanë”, tha Peskov.

Kujtojmë se i ashtuquajturi “operacion special ushtarak” kundër Ukrainës nga shkurti 2022 kishte për qëllim të pengonte NATO-n të afrohej me kufirin rus, ndaj deklarata e mësipërme mund të merret edhe si një pranim i dështimit të përpjekjes për të ndaluar ambiciet e NATO-s sipas retorikës së Moskës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Peskov gjithashtu e quajti NATO-n një faktor destabilizues në kontinentin evropian që nuk kontribuon për sigurinë./vizionplus.tv