Kremlini: Oscari për dokumentarin “Navalny” shpërfaq “politizimin” e Hollivudit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kremlini: Oscari për dokumentarin “Navalny” shpërfaq “politizimin” e Hollivudit

Kremlini ka thënë të hënën se shpërblimi me Oscar për dokumentarin që flet për liderin opozitar rus, Aleksei Navalny, shpërfaq “një element të qartë të politizimit” të Hollivudit.

 

“Navalny”, e ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë të dielën, në ceremoninë e 95-të të ndarjes së këtyre çmimeve nga Akademia amerikane e Arteve.

Në dokumentar paraqitet faza e shërimit të Navalnyt në Gjermani, pas helmimit me agjent nervor në Siberi, më 2020, dhe puna që ka bërë me rrjetin hulumtues Belligcat për të vënë para përgjegjësisë kryesit e aktit.

Advertisement

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk e ka shikuar filmin, mirëpo pavarësisht asaj “mund të vlerësoj se ekziston një element i qartë i politizimit të rastit”.

 

Ai ka thënë se politika nuk është e panjohur për Hollivudin, “mirëpo nuk mund të flasë për meritat filmike, sepse nuk jam i familjarizuar me to”.

Advertisement

 

Në film, Navalny fajëson agjentët e Shërbimit shtetëror të Sigurisë (FSB) për helmimin e tij.

 

Rusia, në anën tjetër, e ka hedhur poshtë mundësinë se ka tentuar ta vrasë atë.

Advertisement

 

Navalny është kritik i madh presidentit rus, Vladimir Putin.

 

Ai është duke e vuajtur dënimin me burgim prej 11 vjetësh e gjysmë, nën akuzat për mashtrime dhe përvetësim.

Advertisement

 

Vetë Navalny ka thënë se akuzat janë të motivuara politikisht, me qëllim që ta detyrojnë të heshtë./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy