Krismat e para të armëve të pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krismat e para të armëve të pandemisë

Mediat eruropiane raportojnë për dy të plagosur në Roterdam si pasojë e veprimit të policisë me armë zjarri kundër protestave të dhunshme që janë provokuar nga rikthimi i masave kufizuese. Kryebashkiaku I Roterdamit e ka cilësuar protetsën e fundit një orgji dhune, teksa turma me qindra protestues u vunë zjarrin makinave dhe hodhën gurë kundër forcave të policisë. Sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar 51 persona, mes të cilëve siç raporton në mënyrë tendencioze “The Guardian”, rreth gjysma  ishin nën moshën 18 vjeç.

Kryebashkiaku Ahmed Aboutaleb ka deklaruar se policia ka hapur zjarr në disa raste për t’u mbrojtur duke konfirmuar kështu protetsën më të rëndë që nga nisja e pandemisë. Ministri hollandez I Drejtësisë, Ferd Grapperhaus ka deklaruar se nëse protesta është një e drejtë madhore e shoqërisë, ajo e natës së shkuar ishte:

një sjellje kriminale

Kënga e dënimimt të dhunës është e njohur. Këngë e këngëve për elitat liberale të perëndimit që po pervertojnë politikën me lojën e të drejtave. Pa neglizhuar që për të vendosur kufizime mbi premisën e politikave shëndetësore represive. Fotoja që sillet këtu mundet edhe të interpretohet me diçiturën: Ti do ta bësh vaksinën, mor qen bir qeni dhe padyshim që kjo që shohim është uvertura e një përmbysjeje që ka edhe ajo paradoksin e vet: liberalë që po spostohen nga modeli shoqëror pikërisht sepse akuzohen se në emër të sigurisë po kufizojnë lirinë, të cilën e kanë shndërruar në top për lojërat e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy