Kriza vë në vështirësi presidentin Erdogan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kriza vë në vështirësi presidentin Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan është në telash me rënien drastike të vlerës së monedhës kombëtare, javët e fundit që po lëkundin kryesisht pozitat e partisë së tij në sondazhe.

Nëntori shënoi muajin më të errët për Lirën turke, pas një rënieje me 25%, teksa që prej fillimit të vitit kjo monedhë është zhvlerësuar me 40% ndaj dollarit amerikan.

Analistët thonë se kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e popullaritetit të presidentit Erdoan, në kuotat 40 deri 50%. Disa prej tyre thonë se nëse partitë opozitare formojnë një koalicion të përbashkët edhe mund ta mundin Erdoanin në zgjedhjet e 2023-shit, edhe pse është ende herët për të bërë parashikime.

Ekspertët thonë se rënia e lirës është pasojë e vendimit të Erdoanit, që urdhëroi Bankën Qëndrore të Turqisë të ulë me një pikë përqindjeje të plotë interesat.

Advertisement

Pavarësisht qëllimit të mirë për t’i bërë prodhimet turke më konkurruese në tregjet botërore, për të nxitur prodhimin, eksportet e mirëqenien, ekspertët vlerësojnë se ky është një vendim bazuar në logjikë të pastër politike dhe aspak ekonomike.

Mes krizës së pandemisë që ka rritur inflacionin në gjithë globin, Turqia mund të jetë i vetmi vend në botë që ul normën e interesit në këtë moment.  Ndërsa vetë presidenti thotë se fajin e kanë investitorët e huaj që largohen, pa marrë parasysh se në situata të tilla të pasigurta ekonomike, nuk mund të ndodhë ndryshe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy