Ktheheshin nga festa e datëlindjes/ Katër të rinj vdesin në aksident në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ktheheshin nga festa e datëlindjes/ Katër të rinj vdesin në aksident në Itali

Katër të rinj , dy djem dhe dy vajza, kanë humbur jetën në Itali pasi makina me të cilën po udhëtonin, Fiat Punto, ka dalë nga rruga në San Giustino Umbro (Perugia) .

 

Viktimat janë nga 17 deri në 22 vjeç : të rinjtë kishin marrë pjesë në një festë ditëlindjeje dhe menjëherë më pas kishin lëvizur me makinë për në disko në San Sepolcro.

 

Advertisement

Viktimat janë dy vajza, 17 dhe 22 vjeç dhe dy djem, 20 dhe 21 vjeç. Të gjitha me origjinë nga Santa Maria Tiberina dhe Città di Castello.

 

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë Tifernate, zjarrfikësit dhe personeli i 118, mirëpo gjithcka ishte e panevojshme pasi të rinjtë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

 

Advertisement

Ndër shkaqet e mundshme të daljes së makinës nga rruga është ajo e lagështisë së rrugës: aksidenti ka ndodhur në rrugë të drejtë. Makina fillimisht përfundoi në një kanal dhe më pas nu përplas me murin mbajtës të një ure./Tgcom

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy