Kurti: Rusia po nxit tensione/ “Moska kërkon të eksportojë luftën në Ballkan”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurti: Rusia po nxit tensione/ “Moska kërkon të eksportojë luftën në Ballkan”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për prestigjiozen britanike The Guardian ka shprehur shqetësimin se Rusia po nxit tensione mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Kurtit problemet e luftës në Ukrainë, Moska kërkon t’i eksportojë në Ballkan.

 

ALBIN KURTI

 

Advertisement

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Unë mendoj se tani që Rusia u plagos rëndë në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ata kanë interes për përhapje të konfliktit. Ata kanë interes të transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, ku kanë një klient që është Beogradi.

 

Advertisement

Kurti ka theksuar se barrikadat janë mjet i cili kërkon ndarjen e vendit. Ai është shprehur se ato do hiqen por ndërkombëtarët kanë kërkuar kujdes.

 

ALBIN KURTI

 

Advertisement

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë.

 

Advertisement

Kreu i qeverisë së Kosovës ka folur edhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian duke deklaruar se Prishtina i ka të gjitha mundësit të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane.

 

Ndërkohë situata në Veri vijon të jetë e tensionuar. Barrikadat qëndrojnë ende duke bllokuar rrugët kryesore që lidhin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë me pjesë tjetër të vendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy