“Ky do të jetë viti i fitores”/ Presidenti i Ukrainës kërkon rezistencë, Kina paraqet një plan për paqen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ky do të jetë viti i fitores”/ Presidenti i Ukrainës kërkon rezistencë, Kina paraqet një plan për paqen

“2023 do të jetë viti i fitores.” Ky është mesazhi që përcolli presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, në përvjetorin e agresionit rus.

 

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit nënvizoi se vendi i tij nuk do të dorëzohet.

 

Advertisement

VOLODYMIR ZELENSKY

 

“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje: jo një flamur të bardhë, por një verdhë-blu. Jo një arratisje, por një ballafaqim. Ballafaqim me armikun. Rezistencë dhe luftë. Dhe ky është viti i pathyeshmërisë sonë me ju. Ne e dimë se ky do të jetë viti i fitores sonë me ju!”

 

Advertisement

Zelensky ka lëshuar një mesazh shprese dhe inkurajimi për popullin e tij dhe për gjithë ushtarët që luftojnë e përballen çdo dite në front me forcat ruse.

 

VOLODYMIR ZELENSKY

 

Advertisement

‘Ne jemi të fortë. Jemi gati për çdo gjë. Do t’i mposhtim të gjithë. Sepse ne jemi Ukraina!’, këto fjalë i thashë një vit më parë, në fjalimin tim të parë që nga fillimi i një lufte në shkallë të gjerë. Nuk e dinim se çfarë do të ndodhte nesër. Por ata e kuptuan me siguri: duhet të luftosh për çdo të nesërme! Ne kemi qëndruar në këmbë për saktësisht një vit”.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur Ukrainën në të gjitha momentet e vështira, duke shprehur edhe këtë përvjetor solidarizimin e tyre me Ukrainën.

 

Advertisement

Presidenti francez Emmanuel Macron po ashtu ka dërguar një mesazh pas një viti lufte, duke i uruar ukrainasve “fitore dhe paqe”.

 

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin shpalli vijimin e operacionit luftarak mëngjesin e kësaj të premteje. Bombat e para tronditën Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës.

 

Advertisement

Në fjalimin e mbajtur përpara sulmit, Putin tha se kjo po bëhej për të  demilitarizuar dhe denazifikuar Ukrainën.

 

Ndërsa ish-presidenti Dmitry Medvedev u shpreh se e vetmja mënyrë që Moska të sigurojë përfundimisht një paqe të qëndrueshme me Ukrainën, është të shtyjë kufirin e saj sa më shumë që të jetë e mundur.

 

Advertisement

“Ne do të arrijmë fitoren. Qëllimi është të shtyjmë kufirin që kërcënon vendin sa më shumë që të jetë e mundur, edhe nëse është kufiri i Polonisë. Motivi i armiqve kryesorë të Moskës është të dobësojnë vendin sa më shumë që të jetë e mundur, kështu që ata nuk janë të interesuar për t’i dhënë fund konfliktit, por herët a vonë, Perëndimi do të negociojë për Ukrainën”

 

Qeveria e Kinës nga ana tjetër, ka prezantuar një plan me 12 pika që kërkon të hiqet dorë nga mentaliteti i luftës së Ftohtë dhe të ketë trajtim të barabartë të shteteve, pavarësisht pozitës gjeografike, fuqisë ekonomike etj.

 

Advertisement

Ndërkohë ukrainasit organizuan mbledhje përkujtimore dhe ndezën qirinj në kujtim të atyre që humbën jetën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy