Ky vend iu thotë “lamtumirë” maskave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ky vend iu thotë “lamtumirë” maskave

Hungaria po heq shumicën e kufizimeve kundër koronavirusit, pasi numri i njerëzve të vaksinuar në vend pritet të arrijë gjatë fundjavës në 5 milionë.

 

Sipas kryeministrit Victor Orban, përdorimi i maskës nuk do të jetë më i nevojshëm në vendet publike, ndërsa ai njoftoi heqjen e shtetrrethimit të natës dhe se do të lejohen grumbullimet deri në 500 persona në ambiente të hapura.

 

Advertisement

“Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë. Është koha për t’iu thënë lamtumirë maskave në publik”, tha Orban.

 

Hungaria është i vetmi vend i BE që ka miratuar vaksinat ruse dhe kineze, me të cilat ka vaksinuar një pjesë të mirë të banorëve, para se ato të aprovohen nga Agjencia Evropiane e Barnave.

 

Advertisement

Shumica e bizneseve në Hungari tashmë janë rihapur, duke përfshirë hotele, restorante, teatro, kinema e palestra.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy