La Russa, President i ri i Senatit italian/ Politikani 75-vjeçar bashkëthemelues i “Fratelli d’Italia”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
La Russa, President i ri i Senatit italian/ Politikani 75-vjeçar bashkëthemelues i “Fratelli d’Italia”

Ignazio La Russa është presidenti i ri i senatit italian. Ai është zgjedhur me 116 vota pro, 104 nga shumica, 12 nga pakica, 65 senatorë abstenuan, ndërsa 16 të Forza Italia nuk morën pjesë në votim.

 

La Russa është anëtari i parë i Fratelli d’Italia që mban një pozicion institucional të kësaj rëndësie dhe anëtari i dytë i ish-Lëvizjes Sociale, që e bën këtë pas Gianfranco Fini , i cili ishte kryetar i Dhomës mes viteve 2008 dhe 2013.

 

Advertisement

Pas zgjedhjes si president i senatit La Russa u shpreh.

 

IGNAZIO LA RUSSA

PRESIDENTI I RI I SENATIT ITALIAN

Advertisement

 

Më duhet të them që të jem i zgjedhur edhe me vota jo të qendrës së djathtë e bën zgjedhjen time edhe më emocionuese. Ishte një fitore politike, por ishte edhe një fitore politike për sa i përket marrëdhënieve njerëzore.

 

Karriera e Ignazio La Russa, 75-vjeç karakterizohet me gjysmë shekulli kontribut në politikën italiane.

Advertisement

 

I lindur në Catania, në fillimet e hershme ai ka qenë avokat penalist. Në vitet 70 ai u bë sekretar i Frontit Rinor.

 

Ndër postet e spikatura të mbajtura nga La Russa është roli i drejtuesit të Departamentit të Mbrojtjes, pozicion i mbajtur me qeverinë Berlusconi dhjete vjet me parë.

Advertisement

 

Presidenti i sapozgjedhur i senatit ka spikatur shpesh në të kaluarën për disa beteja në çështjet e të drejtave të njeriut: ai është kundër birësimeve homoseksuale.

 

Në dhjetor 2012 ai themeloi së bashku me Guido Crosetto dhe Giorgia Meloni, Fratelli d’Italia.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy