Lavrov pëson atak në zemër?/ Rusia mohon lajmin: Vijon të qëndrojë në hotel, nuk është në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Jashtme e Rusisë i mohoi raportet se kreu i kësaj ministrie, Sergei Lavrov, është shtruar në spital.

 

Agjencia e lajmeve Associated Press raportoi se Lavrov është dërguar në spital pas mbërritjes në Bali të Indonezisë, ku do të merrte pjesë në samitin e vendeve më të industrializuara, G20.

 

Advertisement

AP tha se lajmi i është konfirmuar nga tre zyrtarë të Qeverisë indoneziane dhe disa mjekë.

 

Ata nuk pranuan të identifikohen, pasi nuk ishin të autorizuar për të folur publikisht për çështjen, tha AP.

 

Advertisement

Dy prej burimeve thanë se Lavrov po trajtohej për probleme në zemër.

 

Zyrtarët në Ambasadën e Rusisë në Bali nuk ishin të qasshëm për komente.

 

Advertisement

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i cilësoi raportet si “kulmi i falsifikimit”.

 

Sipas raporteve të agjencisë së lajmeve Reuters, guvernatori i Balit tha se Lavrov është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka qenë në spital për një kontroll.

 

Advertisement

Lavrov është ministër i Jashtëm i presidentit rus, Vladimir Putin, që nga viti 2004./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy