Në një deklaratë këtë të shtunë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e frenojnë Kievin të pranojë kërkesat e Rusisë.

“Kuptohet që delegacioni ukrainas po mbahet për dore, me shumë gjasa nga amerikanët, duke mos i lejuar ata që të bien dakord me kërkesat e Rusisë, të cilat mendoj se janë absolutisht minimale”, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve Interfax.

Pavarësisht deklaratës, Lavrov nuk ka dhënë asnjë provë mbi pretendimet e tij. Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës kërkoi që pa vonesa të organizohej një takim me homologun Vladimir Putin, teksa i ofroi një shans për të reduktuar dëmet dhe gabimet e tij.

“Dua që të gjithë të më dëgjojnë tani, veçanërisht në Moskë – ka ardhur koha për një takim, është koha për të folur, për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen disa breza për t’u rikuperuar”, tha Zelensky.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";