Dy avionë pasagjerësh janë përplasur në një pistë në aeroportin Heathrow në Londër të shtunën.
Sipas mediave britanike, një rimorkiator po lëvizte një avion të Virgin Atlantic, kur krahu i tij u përplas me një avion të British Airways.
Shërbimet e urgjencës shkuan me shpejtësi në vendin e aksidentit dhe sipas Virgin Atlantic askush nuk ishte në bord në atë moment.
Just witnessed a plane crash at Heathrow! A tug pushing back a Virgin 787, crashed the wing into a BA A350 #Heathrow #BritishAirways #VirginAtlantic pic.twitter.com/9VmiP6uwQr
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";— Alex Whittles (@PurpleFrogAlex) April 6, 2024
“Siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë është gjithmonë prioriteti ynë i parë. Ne mund të konfirmojmë se askush nuk ishte në bordin e avionit të Virgin Atlantic në kohën e incidentit”, tha një zëdhënës i linjës ajrore.
Ai shtoi se një hetim i plotë është nisur nga inxhinierët që po kryejnë kontrolle në aeroplanin, i cili aktualisht është jashtë shërbimit./vizionplus.tv