Lufta, Biden premton më shumë armë e para për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta, Biden premton më shumë armë e para për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u zotua se do të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armë, ushqime dhe para. Në një postim në Twitter, Biden tha se SHBA-ja do t’i mirëpresë edhe refugjatët ukrainas. 

Ai tha të hënën se SHBA-ja po siguronte “dhjetëra mijëra tonë furnizime humanitare” për Ukrainën, në baza ditore.

Javën e kaluar, Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh emergjente, që parashikon 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën rreth gjysma e tyre ndihmë ushtarake.

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar fuqishëm pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe kanë ndërmarrë një varg sanksionesh kundër Rusisë, përfshirë ndalimin e importeve të naftës së saj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy