Lufta hibride e Rusisë dhe Bjellorusisë kundër Europës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta hibride e Rusisë dhe Bjellorusisë kundër Europës

Prej disa javësh me qindra refugjatë çdo ditë tentojnë të futen në Poloni dhe në Gjermani. Kësaj radhe ata vijnë nga Bjellorusia.

Si është e mundur kjo? Qe si është e mundur: kompanisë ajrore bjelloruse Belavia i është ndaluar aterrimi në vendet e BE-së.

Belavia tani po realizon deri në 4 fluturime në ditë nga Stambolli në Minsk. Nuk ka aq shumë turistë turq apo bjellorusë që duan të vizitojnë qytetet përkatëse.

Me avionët e Belavias nga Stambolli në Minsk po vijnë gjithnjë e më shumë refugjatë, të cilët pastaj me autobusë vazhdojnë rrugëtimin drejt kufirit me Poloninë dhe vendet baltike.

Advertisement

Diktatori bjellorus Aleksandër Lukashenko i ka hequr vizat për rreth 100 shtete. Shumica prej tyre janë vende të Lindjes së Mesme dhe të Afërt.

Sipas autoriteteve gjermane disa refugjatë madje po fluturojnë nga Turqia në Rusi dhe nga atje përmes Bjellorusisë po vazhdojnë rrugëtimin drejt Polonisë.

Duket se gjithçka është e organizuar. Pas aterrimit autobusët dhe kamionët e gatshëm i transportojnë refugjatët drejt kufirit të Bashkimit Europian.

Kjo është një luftë hibride e Rusisë dhe Bjellorusisë me qëllim të destabilizimit të Europës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy